Përfundon takimi LDK–VV, pa marrëveshje, flet Mustafa

Aktuale

Përfundon takimi LDK–VV, pa marrëveshje, flet Mustafa

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:27

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, as sot nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Më shumë se një orë ka zgjatur takimi në mes liderit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, e krejt çka të dy ata janë marrë vesh është intensifikimi i takimeve deri në arritjen e marrëveshjes finale.

Pas përfundimit të takimit, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, ka thënë se të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim.

Mustafa: Janë pajtuar që të intensifikojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes

"Takimi në mes të dy liderëve të LDK-së dhe të VV-së që ka filluar në orën 17.00 tanimë ka përfunduar, të dy liderët z.Mustafa dhe z.Kurti janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive tona", tha ai.

Mustafa nuk ka dhënë detaje nëse mos pajtimet kanë të bëjnë për ndarjen e postit të presidentit për të cilin insiston LDK.

Mustafa: Jemi pajtuar që t’i intensifikojmë takimet pothuajse çdo ditë

“Këto janë informatat e vetme që kam nga dy liderët, kaq jam i autorizuar t’iu informoj sot. Besoj që shumë shpejt, nëse jo nesër, pasnesër apo në momentin e parë që lejon agjenda e dy liderëve. Por, siç thash jemi pajtuar që t’i intensifikojmë takimet pothuajse çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, tha ai.

Kujtojmë se të dy partitë nuk janë takuar që nga e hëna e javës së kaluar, kur edhe kishin filluar deklarimet se LDK po insiston të marrë postin e presidentit, për të cilën nuk po pajtohet Lëvizja Vetëvendosja.

Ndryshe, sot presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për datën 24 dhjetor.

***

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se takimi mes dy liderëve, Isa Mustafës dhe Albin Kurtit ka përfundur edhe sonte pa marrëveshje, raporton Periskopi.

‘’ Takimi mes dy liderëve ka përfunduar, i cili që ka filluar në orën 17. Janë pajtuar që t’i intensifikojnë  takimet në ditët në vijim, për arritjen e marrëveshjes mes vete’’, ka thënë Mustafa.

‘’Këto janë informatat e vetme që kam nga liderët. Po besoj që takimi i radhës do të ndodh së shpejti, nëse jo nesër, pasnesër’’, përfundoi ai.

**

Pa një marrëveshje ka përfunduar takimi i dy liderëve, atij të LDK-së dhe VV-së.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti, nisën takimin e radhës sot në orën 17:00, i cili zgjati për më shumë se një orë, por pa rezultat.

“Liderët janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet, deri në një marrëveshje” , ka thënë për media Besian Mustafa, zyrtar nga LDK-ja.

***

Para pak çastesh ka nisur takimi ndërmjet kryetari të LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa.

Për këtë takim, Kurti ka thënë se beson që sot do të arrijnë marrëveshje, duke theksuar se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e vogla që iu kanë mbetur.

Ndërsa Mustafa, i pyetur nëse do të arrihet marrëveshja, u shpreh shkurt se derisa negociohet gjasat janë të mira që të ketë marrëveshje.

“Derisa bisedojmë shanset janë të mira për t’u arritur marrëveshja”, deklaroi Mustafa.

Ndërkaq kujtojmë që presidenti Hashim Thaçi sot ka bërë të ditur se më 24 dhjetor ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Image

***

Albin Kurti kryetar i Vetëvendosjes, dhe Isa Mustafa kryetar i LDK-së kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për të mbajtur takimin e radhës në kuadër të bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës.

Para takimit me Isa Mustafën, Kurti: S’ka pengesë që nuk do ta tejkalojmë

Albin Kurti kryetar i Vetëvendosjes, dhe Isa Mustafa kryetar i LDK-së kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për të mbajtur takimin e radhës në kuadër të bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti është parë të shkonte në drejtim të sallës ku edhe do të zhvillohet takimi me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili arriti pak më parë në Parlament.

Mustafa dhe Kurti pritet të diskutojnë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, por në pika kryesore për ndarjen e pozitave ekzekutuese.

Image

***

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti para takimit të sotëm me kreun e LDK-së, Isa Mustafa u shpreh i bindur se nuk do të ketë asnjë pengesë, përshirë postin e presidentit që nuk do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pretendenti për kryeministër pas takimit me disa prej sindikalistëve tha se populli ka votuar për ndryshime dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, pos koalicionit VV-LDK.

Kurti: S’ka pengesë që nuk e tejkalojmë

“Unë jam optimist se do t’i tejkalojmë të gjitha diferencat e vogla. Në njërën anë ekziston mirëbesimi ynë, në anën tjetër po ashtu  dhe dëshira e madhe për ndryshime politike  në vendin tonë. Sa i përket rezultateve konkrete nga këto bisedime, natyrisht se do t’iu njoftojmë atëherë kur do t’i kemi ato. Por mos dyshoni në suksesin e plotë të formimit të koalicionit qeverisës se populli  me 6 tetor ka vendosur për ndryshime dhe qe besa me zgjedhjet e tij nuk na ka lënë zgjedhjeve neve. Do të bëhet VV-LDK, sepse kështu ka dashur populli... s’ka pengesë që nuk e tejkalojmë”, tha ai.

Për takimin e sotëm, Kurti tha se do të vazhdojnë negociatat aty ku kanë mbetur në ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv.

Kurti: Këto takime do të vazhdojnë aty ku kemi mbetur

“Në këto takime do të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, pra përgjegjësitë në ekzekutiv t’i përfundojmë dhe kësisoj harmonizimi qind për qind sa i përket programit qeverisës t’ia bashkëngjisim edhe ndarjen qind për qind të përgjegjësive në Qeverinë e ardhshme”, tha Kurti.

Sot rreth orës 17:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës pritet të takohen Kurti-Mustafa pas një pauze dhjetëditëshe ku u shpërfaqën dallimet për disa nga postet ministrore dhe postin e presidentit.

Kurti: Do ta arrijmë marreveshjen me LDK’në, takimi në ora 17:00

Albin Kurti konfirmon takimin me Mustafën. Pas takimit me sindikatat ka folur para mediave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. I pari i VV-së, në paraqitjen e parë pas kthimit nga Gjermania tha se sot do të takohet me Isa Mustafën.

Shkurtimisht para mediave, Kurti u shpreh se me LDK-në janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

“Do të arrijmë marrëveshje, jam shumë i bindur që do të qeverisim me vendim, kemi me i tejkalu të gjitha pengesat e vogla”, deklaroi ai.

Kurti ka konfirmuar gjithashtu se sot do të takohet me Mustafën.

“Në jemi në komunikim të vazhdueshëm si dy parti që do ta formojnë Qeverinë e re. Po do të ketë takim sot”, tha ai.

****

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa do të takohen sot gjatë ditës, kanë bërë të ditur burime brenda partive.

Takimi sipas këtyre informacioneve do të ndodhë në orët e pasdites dhe fillon në ora 17:00, mirëpo, që ky operacion nuk është konfirmuar nga partitë zyrtarisht.

Kurti dhe Mustafa do të shihen pas një jave, prej kur të dy këta nuk arritën që të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion. Liderët nuk u pajtuan për ndarje të pozitave derisa pati edhe akuza në mes të dy partive.

Pas kësaj Kurti i kishte shkruar Mustafës, e thirrjes për takim me sa duket iu ishte përgjigjur gjatë vikendit kreu i LDK-së.

Takimi në mes të krerëve të partive, vjen në ditën e parë të kthimit të Kurtit nga Gjermania, aty ku qëndroi për vizitë zyrtare për disa ditë.

Mëngjesin e ditës së sotme nga partitë kishin konfirmuar se nuk është paraparë ndonjë takim  gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat