A është ky veprim i turpshëm nga Kadri Veseli pasi erdhi nga Haga?

Aktuale

A është ky veprim i turpshëm nga Kadri Veseli pasi erdhi nga Haga?

Nga: V.R Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:15
Kadri Veseli

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, të martën është marrë në pyetje nga personi i Gjykatës Speciale, për afërsisht tri orë rresht.

Ai, gjatë së mërkurës është kthyer në Kosovë. Në pritje për të, kishin dalë aktivistë të shumtë të PDK-së, të cilët sapo panë Veselin, filluan brohoritjet me emrin e tij.

Gjatë pritjes, dikush kishte marrë edhe flamurin kuq e zi, gjoja për ta bërë më madhështore pritjen.

Kadriu, shihet duke puthur flamurin kuq e zi.

Ky veprim, po cilësohet si patetik nga disa zyrtarë të partive në Kosovë.

Avni Zogiani, zyrtarë në Lëvizjen Vetëvendosje, nëpërmjet një postimi, ka deklaruar se Veseli e puthi flamurin që e harroi sa kohë ishte në pushtet.

“E puthi flamurin qe e harroi sa kohe qe ishte ne pushtet...”, shkruan Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat