Agim Veliu i përgjigjet Albulena Haxhiut: Ne nuk u frikësohemi zgjedhjeve

Aktuale

Agim Veliu i përgjigjet Albulena Haxhiut: Ne nuk u frikësohemi zgjedhjeve

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:24
Agim Veliu

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vazhdon të insistojë për postin e presidentit, atëherë alternativa e vetme sipas saj është që vendi të shkojë në zgjedhje.

Por, deklaratës së Haxhiut i është përgjigjur nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Veliu, në një prononcim për GazetaBlic tha se deklaratat e Haxhiut janë kërcënim, por nëse dikush nga VV ka këso kërcënime, atëherë sipas tij LDK nuk u frikësohet zgjedhjeve dhe se është e gatshme kurdo që ato të ndodhin.

“Me kërcënim a?”, tha Veliu.

“Nëse VV ka aso kërcënime siç po thoni ju, ne zgjedhjeve nuk i frikësohemi në asnjë moment, hiq, nëse me kushtëzime e kërcënime, nëse nuk ka mirëbesim në ndërtimin e koalicionit për ne nuk është bash asnjë problem”, shtoi ai.

Ndërsa, shtoi se nuk e di nëse do të këmbëngul prapë LDK-ja që kësaj partie t’i takojë posti i presidentit.

Ai u shpreh se nuk e di nëse çështja për postin e presidentit do të jetë pjesë e diskutimit në takimin e ardhshëm.

“Nuk mund të flas asgjë më tepër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat