Audioincizim: Mesazhi i 15-vjeçarës së zhdukur nga Gjakova për babanë

Aktuale

Audioincizim: Mesazhi i 15-vjeçarës së zhdukur nga Gjakova për babanë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:44
Yllka Derri

Yllka Derri, 15-vjeçare po vazhdon të jetë e zhdukur tash e gjashtë muaj. Ajo ishte nisur për në shkollë, por ku ka përfunduar nuk po e di askush. Familjarët kanë treguar gjatë ditës së djeshme se Blerim Radosta kishte telefonuar familjen e vajzës dhe u kishte thënë se Yllka është me djalin e tij, B.R 17-vjeçar.

Nëna e Yllkës, Teuta Derri, ka thënë se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia më 14 qershor. Ajo thotë se që nga ajo ditë vajza kishte pasur vetëm një kontakt me familjen.

Sinjali ka siguruar mesazhin që vajza i kishte dërguar babait të saj.

“Hasan thuaj babait le të më thirr se unë kam mu nis dhe ku me ditë kur mundem me fol. Thuaj babit le të më thërret se Besarti është jashtë dhe e kam marr telefonin tinëz tina, se nëse vjen ai nuk më len me fol”, thuhet në audio incizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat