Ish-ambasadori i Kosovës ia “palon” Vuçiqit, vetëm kështu mund të anëtarësohet Serbia në BE

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës ia “palon” Vuçiqit, vetëm kështu mund të anëtarësohet Serbia në BE

Nga: N.H Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 17:21
Aleksander Vuçiq

Ish-diplomati, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nëse dëshiron të bashkohet me Rusinë dhe Kinën, mund të vazhdoj me mosnjohjen e kufijve dhe shtetësisë së Kosovës.

Ish-ambasadori shton se nëse Vuçiq deshiron që Serbia të antarsohet në BE duhet t’i njeh kufijtë dhe shtetësinë e Kosovës, ashtu siç që i njohin Gjermania dhe Franca, zgjedhje tjetër nuk ka.

Këto komente Peci i bëri pasi gjatë ditës Vuçiq ka thënë se janë të gatshëm të negociojnë për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi, por sipas tij njohja e Kosovës nuk mund të ndodhë nëse dikush do të shkojë në Beograd për ta kërkuar një gjë të tillë.

Ja shkrimi i tij:

Vucic, nese deshiron te bashkohesh me Rusine dhe Kinen, mund te vazhdosh me mosnjohjen e kufinjeve dhe shtetesise se Kosoves, por nese deshiron te antaresohesh ne BE, duhet t’i njohesh ata kufinje dhe shtetesi te Kosoves qe i njohin Gjermania dhe Franca.

Zgjedhje tjeter nuk keni, pasi nuk mundeni ta bartni Serbine ne Azi.

Kjo perndryshe quhet gjeopolitike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat