Takimi Kurti – Mustafa, flasin nga Vetëvendosje, tregojnë nëse është arritur marrëveshja - Bota Sot
Takimi Kurti – Mustafa, flasin nga Vetëvendosje, tregojnë nëse është arritur marrëveshja

Aktuale

Takimi Kurti – Mustafa, flasin nga Vetëvendosje, tregojnë nëse është arritur marrëveshja

Nga: N.H Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:17
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Para pak çastesh është mabajtur takimi ndërmjet kryetari të LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa.

Për këtë takim, Kurti ka thënë se beson që sot do të arrijnë marrëveshje, duke theksuar se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e vogla që iu kanë mbetur.

Nga partia e Kurtit janë deklaruar se Kurti e Mustafa do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë.

Sipas kësaj partie, një gjë e tillë do të ndodhë deri në deri në arritjen e marrëveshjes.

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t'i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhët në një njoftim të Vetevendosjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat