Afër 15 milionë euro për udhëtime zyrtare, reagon Milaim Zeka

Aktuale

Afër 15 milionë euro për udhëtime zyrtare, reagon Milaim Zeka

Nga: G.B Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:18
Milaim Zeka

Në bazë të një hulumtimi të prezantuar nga GAP sot, rreth 14.7 milionë euro janë shpenzuar ne vitin 2018 nga institucionet e Kosovës për udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë vendit.

Lidhur me këtë ka reaguar ish deputeti Milaim Zeka, i cili ka thënë se shumë të mira do të bëheshin në Kosovë po të investohej 15 milionë euro, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se për zyrtarët e shtetit të Kosovës, nuk ka asgjë rëndësi përveç jetës së luksit me paratë e popullit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sa e mira ju kish ba Kosoves mi pas investu 15 milion ne çerdhe, ne shkolla, ne shendetesi?! Po me pas ble nje helikopter per ndihme te shpejte, sa njeriut ia kishim shpetu jeten?! Po me pas ndertu ndonje azil te pleqeve? Po ndonje jetimore, apo nje qender per rehabilitimin e grave te luftes?! Po mi pas shpenzu nje pjese per filtrimin e ajerit e mbrojtjen e ambientit?!!!

Jo, keto nuk kane qene te rendesishme per asnje qeveri te pasluftes. Per zyrtaret e shtetit te Kosoves jeta e luxit me parate e popullit eshte interesant, asgje tjeter nuk ka rendesi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat