Parashikimi i politologut: Kështu mund të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje VV-LDK

Aktuale

Parashikimi i politologut: Kështu mund të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje VV-LDK

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 19:20
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike në vend Ramush Tahiri, konsideron këmbëngulësia e LVV-së dhe LDK-së në qëndrimet e tyre karshi marrëveshjes për bashkëqeverisje, po e mban peng formimin e institucioneve të reja.

Sipas Tahiri, për të arritur marrëveshjen që i hap rrugë formimit të qeverisë së re, njëra nga këto dy subjekte që janë futur në negociata që nga përfundimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, duhet të lëshuar pe.

“Janë mbajt disa takime mes Kurtit dhe Isa Mustafës si dy liderë të dy partive opozitare që kanë qenë dhe që tani janë fituesit. Deri tani takimet kanë qenë pa sukses sa i përket koalicionit qeverisës dhe nuk shof se çfarë mundet me ndryshu ndërkohë që me pas sukses, sepse ajo gjendja që kanë pasur në takimin e parë ajo gjendje do të jetë edhe në takimin e fundit, vetëm nëse njëra lëshon pe dhe këtë lëshim pe partia tjetër nuk e keqkupton si fitore apo mundje” tha Tahiri.

Ishte zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, i cili pas takimit deklaroi para gazetarëve se janë dakorduar vetëm që të intensifikojnë takimet në ditë në vazhdim.

Ngjashëm deklaruan edhe nga LVV, ku përmes një njoftimi publik bënë të ditur se do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ishte presidenti i vendin Hashim Thaçi i cili bëri me dije se ka vendosur datën 24 dhjetor si date kur pritet të mbahet seanca konstituive.

Posti i presidenti ka sjellë kundërshti dhe mospajtime mes këtyre dy partive duke bërë që deri tani mos  arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje.

Ishte sot deputetja e VV-së Albulena Haxhiu që deklaoi se nëse LDK insiston shumë në postin e presidentit më mirë të shkohet në zgjedhje.

Por i ashpër në përgjigje ishte nënkryetari I LDK-së Agim Veliu i cili deklaroi se nuk pranojnë kështu gjuhe komunikimi dhe se janë të gatshëm edhe ata të shkojnë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat