“Çështja e presidentit ka qenë pjesë e marrëveshjes paraprake me VV-në”

Aktuale

“Çështja e presidentit ka qenë pjesë e marrëveshjes paraprake me VV-në”

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 21:40
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Sipas deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku, çështja e presidentit të vendit ka qenë pjesë e marrëveshjes paraprake me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se në një marrëveshje para zgjedhjeve të 6 tetorit, partitë ishin marrë vesh që çështja e pozitave politike do të diskutohej brenda partnerëve.

“Ka qenë pjesë e një marrëveshje paraprake, draft-marrëveshje ku është thënë se çështjet e pozitave politike do të diskutohen brenda partnerëve. Nuk është diskutuar në detaje sepse as marrëveshja s’ka qenë voluminoze siç është tani sepse nuk e dinim se si do të dalim prej zgjedhjeve. Ka një draft por nuk është diskutuar, ka qenë kapitull, pikë e një dokumenti”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se “në momentin që ka mosmarrëveshje, nuk duhet të zmadhohen ato”.

“Ose je naiv për të shkatërruar marrëveshjen, ose je i porositur për ta shkatërruar marrëveshjen”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat