Astrit Haraqija vjen me një “përgjigje” për ata që po e kritikojnë LDK-në, për mos arritjen e marrëveshjes me VV-në - Bota Sot
Astrit Haraqija vjen me një “përgjigje” për ata që po e kritikojnë LDK-në, për mos arritjen e marrëveshjes me VV-në

Aktuale

Astrit Haraqija vjen me një “përgjigje” për ata që po e kritikojnë LDK-në, për mos arritjen e marrëveshjes me VV-në

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 22:00
Astrit Haraqija

Ish- ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Astrit Haraqija ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të fundit që po bëhen, se LDK është fajtore për zvarritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës i realizon gjithmonë ato që i premton.

Haraqija ka shkruar se pa LDK-në nuk do të ishte as shteti i Kosovës.

Reagimi i plotë:

O leni more LDKnë se nuk ik ,
Ato që thotë LDKja i realizon,
Pa LDK ë s”do ishte ky shtet,
A pajtona une me udheheqje a spajtona pak ka rendësi.
Zoti bekoftë LDKnë,
Zoti bekoftë Presidentin RUGOVA
Zoti bekoftë DARDANIN

Ndryshe, sot ka pasur një takim ndërmjet Isa Mustafës e Albin Kurtit, por pa sukses.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat