‘Për rastin e vrasjes së gazetarit Ismajl Bërbatovci vetëm gazeta “Bota sot” është interesuar’

Aktuale

‘Për rastin e vrasjes së gazetarit Ismajl Bërbatovci vetëm gazeta “Bota sot” është interesuar’

Nga: N.H Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 22:53
Fatmir Sejdiu dhe Ismajl Bërbatovci

Një nga krimet e pazbardhura të luftës, si vrasje e cilësuar edhe politike, është ajo e gazetarit Ismajl Bërbatovcit.

Ismajl Bërbatovci ishte gazetar, profesor i Gjuhës Shqipe dhe aktivist shumëvjeçar i LDK-së. I ndjeri poashtu ishte edhe kryetar për informim në degën e LDK-së në Lipjan.

Ai ishte zhdukur prej 23 korrikut 1998 në Blinaj, zonë e cila ishte e kontrolluar nga UÇK-ja.

Vëllai i tij, Nazmi Berbatovci, në një rrëfim tregoi se për rastin Ismajlit ishte vetëm gazeta “Bota sot”, ajo e cila e trajtoi këtë rast, e mediat tjera nuk ishin interesuar për këtë krim.

“Unë kam dhënë intervista kushdo që me ka ftuar. Lidhur me rastin kam pasur dy intervista vetëm në gazetën “Bota sot”, ndërkaq gazetat tjera dhe njerëzit tjerë nuk më kanë ftuar”, është shprehur ai.

Ndërsa, kujtojmë së na vazhdimësi është raportuar se gazetari Bërbatovci është ekzekutuar diku në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat