Nazmi Berbatovci tregon si u zhduk gjatë luftës vëllai i tij, gazetari dhe veprimtari i LDK-së Ismail Bërbatovci

Aktuale

Nazmi Berbatovci tregon si u zhduk gjatë luftës vëllai i tij, gazetari dhe veprimtari i LDK-së Ismail Bërbatovci

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:52
Nazmi Berbatovci

Vëllai i veprimtarit të zhdukur të LDK-së, Ismail Bërbatovcit, Nazmi Berbatovci ka rrëfyer se si është zhdukur vëllai i tij për të mos u gjendur më.

Berbatovci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se me 28 korrik të vitit 1998 është njoftuar nga një kushëri që ishte pjesëtar i logjistikës në UÇK-së se vëllai është ndaluar nga UÇK-ja për një bisedë informative.

“Ai më ka takuar në fshat dhe më ka përcjell një mesazh nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së se vëllai i juaj, Ismail Bërbatovci është ndaluar për një bisedë informative dhe që ne të mos bëhemi merak se brenda dy-tri ditësh ai do të kthehet”, tha ai.

Nazmiu tregon se vëllai i tij kishte shkuar për të marrë një intervistë nga anëtarët e Shtabit që kanë qenë nga Komuna e Lipjanit.

Ai thotë se vëllai i tij në atë kohë kishte shkuar për të marrë intervistë për gazetën “Kombi”, që botohej nga Haqif Mulliqi, e që sipas tij ky person afirmonte pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Nazmiu thotë se herën e parë që kishte shkuar i kishin thënë të lënte një porosi për intervistën. Ndërsa kur ka shkuar herën e dytë për të marrë intervistën, ai nuk është kthyer më dhe sot e kësaj dite familja nuk e di çfarë ka ndodhur me fatin e tij.

Nazmiu thotë se vëllai ka punuar si mësimdhënës i Gjuhësh Shqipe deri në ditën e vrasjes.

Ai thotë se vëllai, Ismail Bërbatovci ka qenë edhe i burgosur politikë për shkak të veprimtarisë së tij që i ka penguar Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat