Ku qëndron Kosova në luftën kundër pastrimit të parave

Aktuale

Ku qëndron Kosova në luftën kundër pastrimit të parave

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 07:42
Ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot organizon konferencë për media me temë: “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”.

Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme janë elemente kryesore në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Prandaj, GLPS thotë se përkushtimi dhe fokusi i institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të jetë në trajtimin sa më efikas të kësaj dukurie.

Sipas tyre, mungesa e konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, kryesisht përmes pastrimit të parave tregon mungesën e profesionalizmit gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe gjykatave në Kosovë.

Në këtë konferencë, GLPS do të shpalosë të gjeturat e analizës të titulluar “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërlgjshme: Një relfektim i gjendjes aktuale”.

Të gjeturat e analizës do të fokusohen në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe gjykatave në trajtimin e rasteve të pastrimit të parasë në Kosovë.

Kjo analizë thuhet se trajton edhe praktikat e ndjekura deri më tash nga këto dy institucione dhe trajton mundësinë e ndryshimit të legjislacionit lidhur me kompetencën e hetimit të këtyre rasteve.

Po ashtu, GLPS do të ofrojë një sërë rekomandimesh lidhur me përmirësimin e situatës aktuale të ndjekjes dhe gjykimit të veprës penale të pastrimit të parave.

Konferenca për media do të fillojë në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat