Anëtari i VV-së për marrëveshjen me LDK-në: Tik-tak, akrepat e orës po kthehen mbrapa

Aktuale

Anëtari i VV-së për marrëveshjen me LDK-në: Tik-tak, akrepat e orës po kthehen mbrapa

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:23
Isa Mustafa, Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e gjashtë tetorit, Visar Korenica ka treguar se cila do të ishte lëvizja e vetme e mençur e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, për postin e Presidentit të Kosovës.

Edhe pse Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë zhvilluar disa takime radhazi, një marrëveshje përfundimtare e koalicionit qeverisës nuk është arritur.

Kësisoj sipas Korenicës, do të ishte mirë që Presidenti të zgjidhet direkt nga vota e popullit, e jo përmes pazareve politike.

Madje ai shtoi se akrepat janë kthyer prapa tashmë.

Postimi i plotë:

E vetmja levizje e mencur e dy paleve LVV dhe LDK per President, do te ishte nese do te pajtoheshin qe Presidenti te zgjidhet direkt nga vota e popullit e jo permes pazareve politike, keshtu duke bere ndryshime kushtetuese dhe bashke me kete dhe ndryshimin e ligjit per zgjedhjet.

Akrepat e ores jane kthyer parapa… tak, tik, tak…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat