Mësohet pozita që do ta mbaj Vjosa Osmani

Aktuale

Mësohet pozita që do ta mbaj Vjosa Osmani

Nga: A.J Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:09
Vjosa Osmani

Gruaja më e votuar e gjitha kohërave në Kosovë, Vjosa Osmani qeverinë e ardhshme pritet të jetë kreyparalmentarja e Kuvendit të Kosovës.

Qeveria e ardhshme e cila pritet të formohet nga dy partitë fituese VV dhe LDK kanë pasur dakordim të plotë për çështjen e krye parlamentarit zëvendës kryeministrave që pritet të jenë dy dhe ndarjes se ministrive.

Një burim brenda LDK-së ka thënë për “Bota Sot” se dakordësimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është arritur edhe për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila atë do t’ia besojë Vjosa Osmanit.

Ndryshe kjo marrëveshje e cila është thenë se mund të nënshkruhet nesër i çel rrugë finalizimit të bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverinë e ardhshme, si dhe lehtëson seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi më 24 dhjetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat