Publicisti njohur: E dhimbshme kur e ardhmja e Kosovës varet nga...

Aktuale

Publicisti njohur: E dhimbshme kur e ardhmja e Kosovës varet nga...

Nga: V.R Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:50
Nezir Kraki

Publicisti Nezir Kraki, me qëndrim në Paris, nëpërmjet një deklarate publike, ka thënë se është tragjike kur e ardhmja e popullsisë më të re dhe më dinamike n’Evropë, varët nga e ardhmja karrieriste e personit më të vjetër në politikë.

Sipas të gjitha gjasave, fjalën e ka për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, me ç’rast ky i fundit, ka kërkuar postin e presidentit si marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Postimi plotë:

Është vërtetë tragjike kur e ardhmja e popullsisë më të re dhe më dinamike n'Evropë varet nga e ardhmja karrieriste e personit më të vjetër dhe më të ngadalshëm n'politikë.
- Kur e shkuara e merr peng t'ardhmen.

Dhe në krejt këtë cirk, ajo që m'impresionon më së shumti është vjetërsia në mendim dhe në qasje e "brezit të Republikës" i cili e ka dezertuar fushen e parimeve bazë të këtij zanati dhe e ka adoptuar tashmë sjelljen politike të "brezit të Krahinës".

Kësaj i thonë politikë aksidentale, me liderë të rastësishëm dhe figura publike fiktive që nuk e kuptojnë as pse janë aty ku janë.
***

p.s. Nuk jam supersticioz por kam frikë se gjithë ky insistim për president lidhet (edhe) me adresen e re të presidencës së Kosovës: ish Komitetin.
p.s.2. Nuk kam paragjykime mbi moshën si kohë por mbi kohën si politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat