Miftaraj i thotë Ambasadorës së Francës: Oj bija franceze, na e trego të vërtetën për Kosovën

Aktuale

Miftaraj i thotë Ambasadorës së Francës: Oj bija franceze, na e trego të vërtetën për Kosovën

Nga: M.H Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:34
Marie-Christine Butel

Ambasadorja e re e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel ka ftohur ashpër dje shpresat e popullit dhe klasës politike të Kosovës, duke thënë hapur se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa bërë përparim në fushën e sundimit të rendit ligjor.

Në anën tjetër, ambasadorja Butel ka vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, duke ofruar mbështetjen e vendit që përfaqëson për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), vuri në dyshim fjalët e Ambasadorës duke iu drejtuar se kur tregove të vërtetën, dje apo sot.

Miftaraj, shprehët që prej Ambasadores dhe ambasadave presim të fuqizojn sundimin e ligjit e jo me i rehabilitu dështakat në kapjen e shtetit.

Postimi i plotë

Ambasadorja franceze dje tha se pa luftim te krimit te organizuar dhe korrupsionit, fuqizim te sundimit te ligjit ska liberalizim te vizave, me fjale tjera na tregoj se Kosova ska ba as minimumin me i luftu dukurite me larte.

Në anën tjetër, mu sot e njejta Ambasadore ne takim me Lumezin e paska vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit.

Oj bija franqeze apo na tregon drejte, a e tregove te verteten dje se Kosova ska ba sen ne luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit, apo sot qe po e vlereson punen e Prokurorit te Shtetit.

Bijo prej teje dhe disa ambasadave ketu presim qe pernjemend me pas qasje konstruktive ne fuqizimin e sundimit te ligjit, e jo me i rehabilitu deshtakat dhe pergjegjesit kryesore ne kapjen e shtetit dhe mungesen e sundimit te ligjit.

Ani kur provon me i rehabilitu bash ne javen kunder korrupsion!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat