Deputetja e LVV thotë se Ligji për Paga është mashtrimi më i madh i Qeverisë në ikje

Aktuale

Deputetja e LVV thotë se Ligji për Paga është mashtrimi më i madh i Qeverisë në ikje

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:09
Fatmire Mullhaxha Kollqaku

Deputetja e LVV-së, Fatmire Mullhaxha Kollçaku ka thënë se Ligji për Paga, është mashtrimi më i madh i Qeverisë në ikje.

Ajo ka thënë se edhe pse e paralajmëruam këtë me kohë, vërejtjet tona nuk u morën parasysh.

“Ky ligj kinse pezullohet vetëm për tre muaj, ndërsa buxheti i hartuar nga po kjo Qeveri, i cili ende nuk është miratuar, nuk e bën të zbatueshëm këtë ligj vitin që vjen”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Postimi në Facebook:

Ligji për Paga, MASHTRIMI më i madh i Qeverisë në ikje ne e paralajmëruam këtë me kohë, por vërejtjet tona nuk u morën parasysh

Edhe pse e paralajmëruam këtë me kohë, vërejtjet tona nuk u morën parasysh. Çuditërisht, për herë të parë, Avokati i Popullit faktorizohet në këtë mënyrë, sepse roli i tij deri tani nuk lejohej të vihej në shprehje nga pushtetarët e deritanishëm.
Ky ligj kinse pezullohet vetëm për tre muaj, ndërsa buxheti i hartuar nga po kjo Qeveri, i cili ende nuk është miratuar, nuk e bën të zbatueshëm këtë ligj vitin që vjen.
Mjetet financiare ishin siguruar vetëm për muajin dhjetor (kinse).
Nuk bën pa i përmendur edhe ministrat që flisnin për këtë ligj si punë e kryer! Krejt kjo po ndodh pikërisht tani, kur jemi në pritje të formimit të Qeverisë së re, e jo muaj më parë kur u miratua ky ligj në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat