Deklarata e fundit e Albin Kurtit për koalicionin me LDK-në

Aktuale

Deklarata e fundit e Albin Kurtit për koalicionin me LDK-në

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:40
Albin Kurti

Presidenti Hashim Thaçi dje njoftoi se mbledhja e parë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet më datë 24 dhjetor.

Për caktimin e kësaj date ka folur sot kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se beson që koalicioni me LDK-në do të arrihet para datës 24 dhjetor.

Kurti është shprehur se populli më 6 tetor ua ka dhënë besimin këtyre dy partive për të qeverisur me vendin, dhe se asnjëra nuk kanë nga të shkojnë përveçse ta përmbushin vullnetin e popullit.

“Unë do të dëshiroja që këtë koalicion ta shoh qysh dje. Shpresoj që 24 dhjetori është datë që nuk do të kemi nevojë ta shfrytëzojmë sepse do ta bëjmë më herët koalicionin. Ne mund ta vonojmë njëri-tjetrin por unë nuk mendoj se kemi ku të shkojmë. Pshtim nuk ka vetëm vonim”, është shprehur ndër të tjera Kurti në një intervistë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat