Isa Mustafa dhe Albin Kurti ishin përplasur se kush duhet të zgjedhë i pari për ndarjen e posteve ministrore në qeverinë e re.
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se kishin pasur vështirësi në fillimin e këtyre bisedimeve me Isa Mustafën, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Unë ja kam ofruar Kryetarit të LDK-së Mustafa nëse duam t’i zgjedhim nga një ministri a dy dhe ai tha një. Pastaj i thash unë mendoj se si kryeministër duhet me zgjedh unë i parë, jo më tha që unë duhet me zgjedh unë i pari…”, tregon Kurti.
Ai komentoi edhe kërkesat e LDK-së për arritjen e marrëveshjes së koalicionit.
“Unë nuk mund të të jap në tavolinë më shumë se që të ka dhënë populli”
Sa i përket ndarjes së ministrive, Kurti tha se janë në diskutim të vazhdueshëm.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti tash disa javë janë në bisedime për harmonizim të programit.
Megjithëse ka pasur takime në mes liderëve deri më tani nuk është arritur marrëveshje për koalicion.