Kryeziu: Nëse VV-ja e LDK-ja çojnë vendin në zgjedhje të reja do të ishte mashtrimi më i madh

Aktuale

Kryeziu: Nëse VV-ja e LDK-ja çojnë vendin në zgjedhje të reja do të ishte mashtrimi më i madh

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 21:30
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga KDI-ja ka thënë se nëse Vetëvendosje Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës dështojnë të arrijnë marrëveshjen për të bashkëqeverisur dhe e çojnë vendin në zgjedhje të reja, do të bënin mashtrimin më të madh ndonjëherë ndaj qytetarëve.

“Ky do të ishte mashtrimi më i madh që do t’u bëhej qytetarëve. U kanë ofruar një platformë dhe aty i kanë bindur. Nëse shkojmë në zgjedhje, në teori konspirative, do të hapnim rrugë për koalicion tjetër me PDK-në, ku PDK-ja s’do të kishte vija të kuqe e ky do të ishte mashtrimi më i madh që do t’i bëhej elektoratit nga VV-ja e LDK-ja”, ka thënë ai duke shtuar se nuk do të priste ndryshim të madh në vota.

Sipas tij, zgjidhja e ngërçit edhe për postin e presidentit, që po cilësohet si pengesë në bisedimet mes partive për formimin e koalicionit qeverisës, është reforma zgjedhore.

“Mandati i qeverisë do të jetë i lidhur me mandatin apo zgjedhjen e presidentit. Në anën tjetër duke pas parasysh mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe më tutje, prishje së koalicionit, LDK-ja ka rrezikuar që t’i japë mandat 5 vjeçar presidentit. Këto dy parti, duke u rikthyer në bazë, qoftë kuvendet drejtuese, të vendosin për këtë marrëveshje si të shkohet. Duke përjashtuar interesat e këtyre partive, dakordimi për reformën zgjedhore do të ishte në interes të vendit. Në qoftë se kemi një dakordim për programin, kryeministër dhe qeveri, për mua është e rëndësishme të kemi profilin e kryeministrit, nuk besoj se mund të kemi dy qeveri. Kemi pasur dy qeveri duke u bazuar në disa marrëveshje mirëpo besoj shumë se këtë herë nuk do të kemi dy qeveri. Fuqia e madhe është te subjektet politike dhe programi qeverisës, nëse këto dy subjekte janë dakorduar për programin qeverisës, atëherë besoj se gjërat tjera nuk do të duhej të ishin problem”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat