Nxënësit nga Kosova marrin pjesë në Garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze

Aktuale

Nxënësit nga Kosova marrin pjesë në Garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 07:29
Ilustrim

Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërt vjetore Po-e-Zë.

Po-e-Zë është një konkurs nacional recitues i organizuar nga Vullnetarët e Korpusit të Paqes në Kosovë.

Nxënësit do të recitojnë poezi në gjuhën angleze dhe do të vlerësohen nga juria profesionale.

Do të zgjidhen tre fitues për secilën grupmoshë shkollë fillore, e mesme e ulët, dhe e mesme.

Qëllimet e kësaj gare janë përmirësimi i aftësive të nxënësve në gjuhën angleze, rritja e vetëbesimit të tyre, dhe që ata të krijojnë një zonë për kreativitetin dhe vetë-shprehjen e tyre.

Ngjarja do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat