A do të arrihet sot marrëveshja VV-LDK?

Aktuale

A do të arrihet sot marrëveshja VV-LDK?

Nga: Albulena Jahaj Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:01
Isa Mustafa, Albin Kurti, Vjosa Osmani

Nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje të përbashkët mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është thënë se mund të ndodh sot, ani pse asnjë nga zyrtaret e dy partive nuk kanë pohuar e as mohuar një gjë të tillë. Ende zyrtarisht nuk dihet nëse do të ketë takim sot mes Albin Kurtit e Isa Mustafes dhe a pritet të kemi marrëveshjen përfundimtare mes dy partive që pritet të qeverisin më vendin.

Gazeta “Bota Sot” ka komunikuar më Agim Bahtirin nga vetëvendosjes ka thënë se është jashtë shtetit dhe nuk mund të thotë asgjë më shumë.

“Jam jashtë shtetit dhe nuk të flas asgjë. Ju duhet të kuptoni se jam jashtë shtetit dhe nuk e di se cfarë të them” kane qenë fjalët e deputetit të VV-së Agim Bahtirit.

Gazeta po ashtu ka provuar të flas edhe më zyrtarë nga LDK-ja të cilët po ashtu nuk kanë dashur të japin komente nëse sot mund të arrihet marrëveshja përfundimtare mes VV-së dhe LDK-së.

Agim Veliu dhe Besa Gaxherri nga LDK nuk janë përgjigjur në telefonatat ani pse për shumë herë më radhë janë thirr.

Kurse Arlind Manxhuka zëdhënës në vetëvendosje ka tenë se nuk mund të konfirmoj nëse ka takim sot apo jo dhe se për marrëveshjen do të njoftohemi.

“Nuk kam ende informacion që mund të konfirmoj a ka apo nuk ka takim sapo ta kuptoj do të ju njoftojmë dhe jemi deklaruar nga takimi i fundit që do të ketë takime të shtuara drejt arritjes se koalicionit kur të ketë marrëveshjes sigurisht se do të njoftoheni” ka thënë Manxhuka për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat