Sali Berisha zbulon deklaratën e ambasadorit amerikan për ndarjen e Kosovës: Iu bien maskat Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut

Aktuale

Sali Berisha zbulon deklaratën e ambasadorit amerikan për ndarjen e Kosovës: Iu bien maskat Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:56
Baton Haxhiu, Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha , foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se tradhtarët e Kombit projektin e tyre të Serbisë se Madhe serviren me qindra herë si propozim të SHBA.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se i kanë rënë maskat Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut (siç e quan Baton Stanishiqi), pas deklaratës së Ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Postimi i plotë:

Bien maskat!

Tradhetaret e Kombit projektin e tyre te Serbise se Madhe serviren me qindra here si propozim te SHBA.

 

Ambasadori i SHBA ne Prishtine hedh poshte te gjitha mashtrimet e tradhtareve te kombit Zografit Bis, Mladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit, te cilet projektin e tyre dhe padronit te tyre Vuçiç te Serbise se Madhe e serviren me qindra here si propozim te SHBA. Ambasadori i SHBA, Kosnett deklaron se: “Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”

 

Per me teper laxoni shkrimin e meposhtem! sb

SHBA rrëzon Ramën e Thaçin/ Kurrë nuk kemi inkurajuar ndryshimin e kufijve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se Uashingtoni zyrtar nuk ka inkurajuar kurrë ndonjë ide për ndryshim kufijsh.

Deklarata e diplomatit amerikan erdhi gjatë një interviste për “Jeta në Kosovë”, ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e përmbylljes së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd.

 

“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, është shprehur Kosnett.

Ai shtoi se, nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje paqeje atëherë duhet të ulën në tavolinë për të biseduar.

“Nëse doni marrëveshje të paqes, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, ka shtuar ndër të tjera ambasadori amerikan.

Sipas përkrahëve të idesë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, pas kësaj ideje fshihej SHBA, por deklarata e sotme e diplomatit amerikan në Kosovë rrëzon çdo pretendim apo justifikim të tillë.

Image
Fotoja e publikuar nga Berisha ne Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat