Thaçi ndryshon datën e thirrjes së seancës së Kuvendit, kjo është arsyeja

Aktuale

Thaçi ndryshon datën e thirrjes së seancës së Kuvendit, kjo është arsyeja

Nga: G.B Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:15
Hashim Thaçi

Ka ndryshuar data e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Vendimi është marrë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike.

Mbledhja e parë e Kuvendit do të mbahet me 26 dhjetor dhe jo me 24 siç ishte paralajmëruar.

“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”, thuhet në komunikatë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat