Grevat e sindikatave: Milaim Zeka me akuza të rënda, kjo është thirrja e tij publike

Aktuale

Grevat e sindikatave: Milaim Zeka me akuza të rënda, kjo është thirrja e tij publike

Nga: N.Sh Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 14:22
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka njëherësh kryetar i Partisë Euroatlantike, ka kritikuar ashpër grevat e Sindikatave për shkak të ligjit të pagave që filluan sot.

Zeka thotë se këto sindikata politike nuk po interesohen as për kushte të punës e as për cilësi në arsim e shëndetësi, por vetëm që ta bëjnë llugë dhe me shkatërru këtë vend, shkruan gazeta “Bota sot”.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar prej tyre që të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk ka politikë që mundet me dalë kundër vendimeve të këtij institucioni.

Postimi i plotë:

15 shkolla kane bojkotu greven politike te sindikatave politike te Kosoves. Keto sindikata nuk interesohen as per kushte pune, as per cilesi ne arsim e shendetesi, po vetem qysh me ba lluge edhe me shkaterru kete vend!

Ju baje thirreje te gjitha shkollave, dhe te gjithe mjekeve qe t’u kthehen vendeve te punes. Le ta presin vendimin e Gjykates Kushtetuese, sepse nuk ka politikan ne kete vend qe mundet me dale kunder vendimeve te ketije institucioni.

Une kam qene kunder dergimit te Ligjit ne Gjykate, ama pune e kryer...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat