Bajqinovci kërkon që të hetohet edhe Banka Qendrore për rastin “Monego” dhe “Iute Credit”

Aktuale

Bajqinovci kërkon që të hetohet edhe Banka Qendrore për rastin “Monego” dhe “Iute Credit”

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 14:49
Mefail Bajqinovci

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas mbylljes së dy institucioneve mikrofinanciare “Monego” dhe “Iute Credit”.

Ai ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit të hetojë deri në fund këtë rast, përfshirë këtu edhe Bankën Qendror të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Prej ditës që janë licencuar institucionet financiare “Monego” dhe “Iute Credit” janë mbikqyrur nga BQK-ja.

Si është e mundshme që në raportet e mbikqyrjes ishte konstatuar se janë në rregull!!

Si ndodhi që në ditën e mbylljes së tyre të konstatohet se ato kishin bërë shkelje!!???

A do të thotë që Banka Qendrore disa vite i ka lejuar tê ushtrojnë veprimtari në kundërshtim me ligje madje edhe të ketë lidhje direkte të oligarkëve rus si dhe përsëri shteti të mos veproj.

A e detyruan Bankën Qendrore partnerët perendimor t’i mbyllin këto dy institucione.

Duke u bazuar në këto dyshime, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë të gjitha veprimet e këtyre dy institucioneve financiare, si dhe të hetojë Bankën Qendrore e cila është e obliguar të mbikqyrë dhe marrë masa ndaj shkeljeve ligjore që në rastin e këtyre dy kompanive kanë ndodhur prej licencimit, e deri në ditën e mbylljes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat