Takimi përfundon pa marrëveshje – ky është qëndrimi i Vetëvendosjes

Aktuale

Takimi përfundon pa marrëveshje – ky është qëndrimi i Vetëvendosjes

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 19:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të dy partitë janë pajtuar që t’i vazhdojnë takimet edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Pas takimit Glauk Konjufca foli për mediat dhe tregoi se do të ketë takime të përditshme, që të mbërrihet marrëveshja për të cilën po angazhohen të dyja subjektet.

Konjufca tregoi se pozicionet e dy subjekteve po vijnë duke u afruar, dhe në takimet e ardhshme pritet që sa më shpejt të arrihet dakordimi përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat