Zyrtarja e partisë së Kurtit flet për marrëveshjen LVV – LDK

Aktuale

Zyrtarja e partisë së Kurtit flet për marrëveshjen LVV – LDK

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 19:42
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Anëtarja e LVV-së në KQZ, Nazile Bala, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.

Ajo ka sqaruar se me tu marrë vendimi për qeverisje, kjo do të bëhet e ditur nga vetë në pjesëmarrësit në takime e negociata.

“Sa i përket marrëveshjes LV – LDK për qeverinë Kurti

1. Sapo të ketë një marrëveshje, zyrtarët e Sekretariatit për Media dhe Komunikim, ose vetë pjesëmarrësit në takime e negociata do ta informojnë publikun dhe median. Menjëherë, saktësisht, dhe pa fshehur asgjë.

2. Raportimet e tjera nëpër media, qofshin për arritjen ose jo të marrëveshjes, qofshin për ministri të ndryshme apo emra ministrash, janë pa bazë, spekulative, shpesh edhe qëllimkëqija”, ka thënë ajo përmes një postimi të publikuar në profilin e saj në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat