Haradinaj nis reformën në parti, më 29 votohen ndryshimet e para

Aktuale

Haradinaj nis reformën në parti, më 29 votohen ndryshimet e para

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 20:06
Ramush Haradinaj

Këshilli Drejtues i AAK-së sot ka votuar draft statutin e ri të Partisë me të cilin përcaktohet që zgjedhjet e ardhshme në AAK të bëhen sipas parimit një delegat, një votë.

Ndër ndryshimet tjera të ketij statuti është edhe krijimi i bazës statutare që AAK në Prishtinë të organizohet në 5 degë.

Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu ka vendosur që me datë 29 Dhjetor 2019 ta thërras Kuvendin e Punës, ku pritet të votohen ndryshimet e propozuara statutare.

Ndryshimet statutare në AAK dhe Kuvendi i Punës, janë pjesë reformave që ka filluar Aleanca pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 Tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat