"Greva nuk ka logjikë, në një vend skajshmërisht të varfër"

Aktuale

"Greva nuk ka logjikë, në një vend skajshmërisht të varfër"

Nga: M.H Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 23:12
Ilustrim

Sindikata e Arsimit nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për ecurinë e grevës dyorëshe të mbajtur sot në nivel vendi.

Po ashtu SBASHK ua ka bërë publik emrat e 15 shkollave që nuk kanë respektuar vendimin për të ndërprerë procesin arsimor.

Kësaj thirrje për grevës të sindikalistëve të arsimit nuk i janë përgjigjur 15 shkolla në Kosovë.

Përveq sindikatat e arsimit grevë patë edhe në sektorin e shëndetësisë duke mos pranuar pacinetë, kështu duke ngjalluar reagime në lidhje me grevat të cilat po dëmtojnë vazhdimisht qytetarët e vendit.

Në lidhje më këtë temë, analisti politik, Leon Duhanaj, tha që grevat janë normale mirëpo krahasuar me zhvillimin ekonomik të vendit atëhere nuk kemi vend për grevë. Rrogat nuk duhet kërkuar të rriten pasiqë ka shumë të papunë dhe nuk duhet krahasuar vendin tonë me vendet e zhvilluara por në raport me pagën mesatare të Kosovës.

Më tej, Duhanaj, merr një shembull të RTK-së, që ka shumë familjarë të politikanëve, që paguhen pa punuar fare, prandaj Qeveria gjegjësisht Kryeministri i ardhshëm nëse është z. Kurti, të fokusohet, jo në rritje, por në ulje të pagave.

"Grevat e sindikatave, janë me se normale, në raport me zhvillimin ekonomik të vendit. Por, nëse do t'i trajtonim seriozisht, në Kosovë, nuk ka vend për greva. Në radhë të parë, do të duhej zbritur rrogat e deputetëve, kryeministrit, presidentit e kështu me radhë, duke përfshirë edhe të gjithë punëtorët e kompanive publike dhe bordeve të ndryshme".

"Nuk ka asnjë logjikë që në një vënd skajshmërisht të varfër, ku rreth 40 % e popullsisë është e pa punë. Ku rreth 80% e popullsisë konsiderohet e varfër dhe ku rreth 20 % e popullsisë skajshmërisht e varfër të ketë vën edhe për luks të disa sindikatave, të cilat edhe ashtu, nuk kanë çfarë përfaqësojnë. Kur flas për përqindjet, nuk bazohem në ndonjë hulumtim konkret, pra mund të gabohem. Por, nga përshtypja dhe nga informatat mbi gjëndjen reale po bësoj që jam afër".

"Është e vërtetë, se nëse e krahasojmë rrogen e një mesuesi në Kosovë, me atë të një mesuesi në ndonjë shtet me mirëqenie të nivelit të lartë, atëherë kjo do të rezultojë e vogël. Por, nëse e krahasojmë me nivelin mesatarë në vënd, atëherë mendoj që mësuesit tanë, janë shtresë e mirëqenë. Këtu, asnjëherë nuk duhet harruar edhe nivelin e performancës. PISA, nuk është diçka që një sindikatë e arsimit mund ta përdorë për të bërë presion. Përkundrazi, do të duhej të shërbente për marrje të përgjegjësisë dhe për kokëulje. Sistemi arsimorë, së pari kërkon reforma të thella, e tek pastaj kur kemi rezultate, mund të kemi edhe kërkesa".

Image
Leon Duhanaj

"Në anën tjetër, mendoj që buxheti i shtetit, po shpenzohet në mënyrën ma të padenjë. Segmentet që me së paku i shërbejnë vëndit, shpërdorojnë buxhetin e shtetit, duke marrë paga të standardeve europiane për punën që nuk e bëjnë fare. Mos harroni se nëpër disa institucione publike, paguhen punëtorë që nuk e dinë saktësisht vendin e punës".

"Si p.sh: në RTK, ka shumë familjarë të politikanëve, që paguhen pa punuar fare. Për t'mos u zgjatur shumë. Do ta preferoja që Qeveria gjegjësisht Kryeministri i ardhshëm nëse është z. Kurti, të fokusohet, jo në rritje, por në ulje të pagave deri sa të kemi kualitetin në proporcion me kerkesat", përfundoi, Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat