Bisedimet prej muajsh në mes të VV-së dhe LDK-së pritet të përmbyllen me një marrëveshje koalicioni në mes të dyja partive.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se posti i presidentit do të jetë i LDK-së, përcjell Bota sot.
E njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se pranimi i postit të presidentit, VV i bën dëm të madh vendit dhe shoqërisë dhe aspak nder.
“Me pranimin e pazarit për president, VV nuk i bën nder, por i bën dëm të madh vendit dhe shoqnisë”, ka shkruar ai në Facebook.