Mjeku i UÇK-së, Liri Loshi akuzon Ramush Haradinajn: Ishte menaxher i keq në luftë dhe pas lufte, ja çka thotë për Albinin

Aktuale

Mjeku i UÇK-së, Liri Loshi akuzon Ramush Haradinajn: Ishte menaxher i keq në luftë dhe pas lufte, ja çka thotë për Albinin

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:57
Liri Loshi dhe Ramush Haradinaj

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka akuzuar Ramush Haradinajn pasi ky i fundit e kritikoi Albin Kurtin duke thënë se nuk ka përvojë në menaxhim.

Loshi thotë se, Haradinaj ishte menaxher i keq në luftë por edhe në Qeveri.

Ai kritikon Haradinajn se ka menaxhuar keq edhe partinë e tij.

Sipas Loshit, Haradinaj ka menaxhuar mirë vetëm punët peronale, pra u bë i pasur pa e pas prapa asnjë punë apo biznes.

Loshi, ka përmendur edhe Albin Kurtin për të cilin thotë se Qeveria e tij do të jetë shumë më e mirë sesa ajo e Ramush Haradinajt.

Postimi i plotë:

Ramushi paska thënë se Albini s’ka pervojë në menaxhim, kurse Ramushi demek paska shumë pervojë!!! Marrëzi! Kur flasim për pervojat, duhet ditur se kemi pervoja të mira dhe kemi pervoja të kqija të menaxhimit. Ramushi është menaxher me pervojë të keqe, sepse është menaxher i keq. Ramushi ka menaxhuar keq me partinë, prandaj AAK ka mbetur një parti lokale dhe e papëspektivë. Ramushi ka menaxhuar keq me qeverinë, prandaj në histori do të mbetet si një kryeminister i pa arrirë dhe i deshtuar.

Ramushi ka menaxhuar mirë vetëm punët personale duke u bërë njëri nga njerëzit më të pasur në Kosovë pa pasur prapa një punë, apo një biznes! Prandaj me mbajtë ligjerata për qeverisje duke qenë një qeveritar i dështuar është hipokrizi dhe është mungesë e sensit për dobësitë që të përcjellin.

Askush nuk e blen parashikimin e Ramushit dhe të ramushave për dështimin e qeverisë Kurti që në ditët e para. Në fakt, ne nuk e dimë ende se çfarë suksesi do të ketë Albin Kurti si kryeministër i ri dhe qeveria e tij. Ai edhe mund të mos jetë kryeministër i mirë, por më i mirë se Ramush Hardadinaj do të jetë parjetër! Sepse, edhe po deshe të bëhesh kryeminister i keq me qëllim, nuk mund të bëhesh më i keq se Ramush Haradinaj! Ramushi thuhet se ka qenë luftetar i mirë, por faktet flasin se as në luftë nuk ka qenë menaxher i mirë!

Nëse keni vendosur të pushoni nga komentet dhe debatet për politikën duhet ta keni parasysh se vjen ai momenti kur një politikan si Ramushi broçkullisë marrëzira dhe ta gjen pulsin e reagimit e të kundërshtimit edhe sikur ta kesh futur atë shtatë pash në dhe!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat