Flet Mushkolaj: Kështu duhet të ndahet pushteti mes LDK-së dhe VV-së, ky duhet të jetë presidenti i ardhshëm

Aktuale

Flet Mushkolaj: Kështu duhet të ndahet pushteti mes LDK-së dhe VV-së, ky duhet të jetë presidenti i ardhshëm

Nga: N.H Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:04
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Analisti politik, Imer Mushkolaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se parimi logjik i ndarjes së pushtetit duhet të jetë kur VV-ja e merr kryeministrin, ndërsa, LDK-ja kryeparlamentarin.

Ai gjithashtu ka thënë se ministritë duhet të ndahen 50/50 mes të dy partive.

Ndërsa, sa i përket presidentit, ai ka thënë se dy partitë munden me u marrë vesh për një emër që nuk i takon asnjë partie.

“Parimi logjik i ndarjes së pushtetit: VV kryeministrin, LDK kryeparlamentarin. Ministritë 50/50. Pse duhet me ia dhonë LDK'së presidentin? Munden me u marrë vesh për nji emën që nuk i takon asnji partie ose me e kry reformën zgjedhore dhe me e zgjedh presidentin direkt nga qytetarët. Të mos harrojmë: LDK i ka humbë zgjedhjet”, shkruan Mushkolaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat