Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ky është vendimi i tyre - Bota Sot
Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ky është vendimi i tyre

Aktuale

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ky është vendimi i tyre

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 16:27
Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, as në takimin e sotëm nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike.

Dështimin në arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar pas takimit Kurti-Mustafa, Glauk Konjufca i LVV dhe Avdullah Hoti i LDK-s

E tëra që kanë thënë ata para gazetarëve, ka qenë se në takimin e sontëm nuk është arritur marrëveshja dhe se do ta vazhdojnë takimet.

Marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku  dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur për datë 26 dhjetor seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

***

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë duke vazhduar takimin brenda objektiti të Kuvendit të Kosovës.

Tashmë kanë kaluar më shumë se 60 minuta nga nisja e takimit të dy lidervëve dhe ende nuk ka një marrëveshje finale për bashkëqeverisje.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nuk është asgjë e sigurt që do të arrihet marrëveshja me LDK-në, përderisa Besian Mustafa nga LDK, pas mbledhjes se kryesisë ka thënë se kanë përafrime me Vetëvendosjen.

***

Ka filluar takimi i radhës mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa në përpjekje të arritjes së marrëveshjes bashkëqeverisëse.

Dy liderët partiak bashkë me vartësit e tyre janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku do të zhvillojnë diskutimet.

Kjo është dita e dytë me radhë ku po takohen liderët e VV-së dhe LDK-së, teksa në orët e hershme të ditës sotme dy partitë kanë mbledhur kryesitë partiake për t’i njoftuar mbi rrjedhën e negociatave.

Në VV u shprehën të qartë se ajo që po bën bllokada është LDK duke kërkuar postin e presidentit.

Image

***

Do të diskutojnë për arritjen e marrëveshjes për koalicion. Ashtu siç është paralajmëruar, ka filluar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa në përpjeke për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Isa Mustafa kur arriti në Kuvend për takimin me Kurtin, nuk u ndal të prononcohej për media.

Sot në takim mungon Vjosa Osmani nga LDK, e cila ishte e pranishme dje.

Dita e sotme ishte e mbushur me shkëmbime deklaratash në mes të dy figurave kyçe të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, pasi ky i fundit e kritikoi pse ajo u paraqit dje në Kuvend në të njëjtën orë me Albin Kurtin e VV-së.

Të dy subjektet politike sot kanë zhvilluar mbledhjet e kryesisë.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nuk është asgjë e sigurt që do të arrihet marrëveshja me LDK-në, përderisa Besian Mustafa nga LDK, pas mbledhjes se kryesisë ka thënë se kanë përafrime me Vetëvendosjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat