“Sa më parë VV e kupton që si ka fitu 50% të votave dhe sa më parë që LDK e kupton që humbi zgjedhjet, aq më shpejt arrihet marrëveshja”

Aktuale

“Sa më parë VV e kupton që si ka fitu 50% të votave dhe sa më parë që LDK e kupton që humbi zgjedhjet, aq më shpejt arrihet marrëveshja”

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 16:26
Adriatik Kelmendi

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj mos arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet VV-së e LDK-së.

Ai ka shkruar se sa më parë që VV e kupton që s’i ka fotuar 50 për qind të votave dhe sa më par që LDK e kupton që i ka humb zgjedhjet, aq më shpejt do të arrihet marrëveshja.

“Dështimi i arritjes së marrëveshjes së kompromisit, nga të dyja palët, do të thotë mundësi për kthim në pushtet të partive të PAN-it. Të dyja partitë e dinë këtë”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

Po e përsëris, sa më parë që Lëvizja Vetëvendosje e kupton se nuk i ka fituar mbi 50 për qind të votave, si dhe sa më parë që Lidhja Demokratike e Kosovës e kupton se i ka humbur zgjedhjet, aq më shpejtë do të nënshkruhet marrëveshja.

E qytetarët e kanë kuptuar me kohë se këto të dyja duhet të bashkëqeverisin, për këtë arsye më 6 tetor i kanë votuar bashkë me rreth 52%.

Dështimi i arritjes së marrëveshjes së kompromisit, nga të dyja palët, do të thotë mundësi për kthim në pushtet të partive të PAN-it. Të dyja partitë e dinë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat