Veprimtari i LDK-së reagon ashpër ndaj VV-së: Nuk është pozita e presidentit, kërkon që t’i jepet ky post i madh LDK-së

Aktuale

Veprimtari i LDK-së reagon ashpër ndaj VV-së: Nuk është pozita e presidentit, kërkon që t’i jepet ky post i madh LDK-së

Nga: N.H Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 16:52
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Pas mbledhjes disa orësh të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk mund të thotë me garancë se do të ndodhë marrëveshja për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, meqë ekzistojnë barrikadime nga ana e LDK-së.

Haxhiu ka thënë se janë shumë të interesuar për marrëveshje, por derisa ka barrikadime të tilla si kërkesa për postin e presidentit, nuk mund të ketë koalicion qeverisës.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Bajraj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që t’i jepet LDK-së pozita e kryeministrit, si mënyra e vetme të hiqet “barrikada” e krijuar në mes dy partive, dhe Vetëvendosje ta ketë kështu postin e presidentit dhe atë të kryetarit të Kuvendit.

Ja shkrimi i tij:

Albulena Haxhiu :

"Posti i Presidentit LDK-së, për LVV-në e pakapercyeshme" !

"Ja hunin ja tirqit, Albulenë".

Ani lëshojeni poziten e Kryeministrit për LDK-në, dhe hiqet "si me dorë, barrikadimi" i LDK-së për postin e Presidentit.

Merreni pozitën e Kryeparlamentarit, pozitë që u takonë edhe me Kushtetutë, dhe merreni edhe pozitën e Presidentit, për të cilin LDK-ja u'a garanton voten e saj t'100%-të, pra të 28 deputetëve dhe pa u "përzie" n't'përzgjedhurin tuaj për emrin.
- Mbetet në targin tuaj si Vetëvendosje ; t'përzgjidhni figurë militante partiake, ose t'moralizoni me ndonjë figurë "emblematike" apartiake & apolitike !

Albulenë !

Derisa s'jeni n'gjendje me e dhanë Kryeministrin LDK-së, s'mund t'shisni mendë & moral atyre që kanë shumë ma shumë se sa ju, derisa ju s'keni as për vete !

Albulenë !

Në një kungj keni me ra (me u ngulë), nëse doni përgjegjësi & pushtet, në të kundertën mbesni aty ku ishit ; t'pa pushtet, por edhe t'papërgjeshëm skajshmërisht.

Aklbulenë !

Topi është të Ju, n'LVV, dhe nëse nuk luani ; arsyeshëm, ndergjegjëshëm dhe me përgjegjësi, mallkimin e Zotit do t'a keni n'shpindë dhe t'cilin do e pasoj edhe ai i popullit, pamedyshje.

T'shohim deri n'fund, lojën për shtet e pushtet n'mes tue LDK-së & LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat