Paradite u fjalosën rëndë, pasdite Agim Veliu e “dënon” Vjosa Osmanin

Aktuale

Paradite u fjalosën rëndë, pasdite Agim Veliu e “dënon” Vjosa Osmanin

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:35
Vjosa Osmani dhe Agim Veliu

Vjosa Osmani është “përjashtuar” nga takimi i sontëm ndërmjet VV dhe LDK-së. Shkak duket të jenë fjalosjet me Agim Veliun, homologun e saj të partisë. Ky i fundit bashkë me nënkryetarin tjetër, Lutfi Hazirin janë të pranishëm në takimin që Isa Mustafa po zhvillon sonte me Albin Kurtin.

Dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, kanë nisur një betejë kundër njëri-tjetrit.

Osmani dhe Veliu së fundi janë fjalosur rëndë. Ky duket të jetë shkaku i mosprezenës së Vjosa Osmanit në takimin e sontëm të LDK-së me Vetëvendosjen.

Gjithçka rreth konfliktit Osmani-Veliu ka nisur pas një takimi që Vjosa Osmani pati dje me Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes – gjatë kohës sa ishte duke u regjistruar si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Veliut si duket i ka penguar ky takim i Osmani me Kurtin, duke thënë për bashkëpartiaken e tij se ajo duhet të jap llogari për këto takime të rastësishme.

“Ajo duhet t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi. Sipas gjykimit tim, nëse dikush merr obligime që nuk i takojnë, aty komplikohet situata”, ka thënë Veliu.

E kësaj deklarate të Veliut i është përgjigjur Osmani, duke thënë se nuk i jep llogari atij për takimet e saj.

“…për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat