Grevat të panevojshme, por që edhe ska kush të merret me to - Bota Sot
Grevat të panevojshme, por që edhe ska kush të merret me to

Aktuale

Grevat të panevojshme, por që edhe ska kush të merret me to

Nga: M.H Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Sindikata e Arsimit dhe e shëndetësisë kana mbajtur gjatë ditës së djeshme grevë në shenjë të mos mbajtjes së premtimit për rritjen r rrogave.

Kësaj thirrje për grevës të sindikalistëve të arsimit nuk i janë përgjigjur 15 shkolla në Kosovë.

Përveq sindikatat e arsimit grevë patë edhe në sektorin e shëndetësisë duke mos pranuar pacinetë, kështu duke ngjalluar reagime në lidhje me grevat të cilat po dëmtojnë vazhdimisht qytetarët e vendit.

Mirëpo SBASHK-u, sot deklaroi që në javen e ardhshme nuk do të ketë grevë pasiqë do të shikojn se çfarë masash do të marrin për grevën e së Premtës.

Në lidhje me grevën që është mbajtur, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nuk ka institucione vendi për ta zgjedhur këtë problem mirëpo që edhe kjo grevë ka qenë e shoqëruar me frustrim.

Image
Blerim Burjani

“Së pari nuk ka institucione dhe nuk ka adresë për zgjidhje të problemëve të krijuar nga mos zbatimi i ligjit, greva është frustruese e nxitur shpejt. Por shteti nuk ka Qeveri as Kuvend, kjo grevë bëhet kundër Gjykatës Kushtetuese që ka pezullue zbatimin dhe kundër ombuspersonit,nuk ka pas nevojë fare me pas greva dhe me kriju probleme pa zgjidhje”.

“Ska kush të merret me grevat , Gjykata ka të drejtë pezullimi të ligjit për shkak se cenon barazin qytetare si parim bazë apo themel i Demokracisë”, përfundon, Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat