Nasim Haradinaj jep detaje se si u arrestua Xhabir Zharku

Aktuale

Nasim Haradinaj jep detaje se si u arrestua Xhabir Zharku

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 00:49
Nasim Haradinaj dhe Xhabir Zharku

Ish kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, është arrestuar ditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar miku i tij, Nasim Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Zharku është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

“E thirra djalin e tij, ma konfirmojë. E kanë arrestuar në aeroport të Prishtinës, duke shkuar në një aheng familjar në Gjermani. Për një rast të 2010-tes diçka”, ka thënë Haradinaj.

Xhabir Zharku në vitin 2011 ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku ishte larguar nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat