Cila ish-deputete e LDK-së kërkonte që Gjykatë Speciale të merret me Xhabir Zharkun?

Aktuale

Cila ish-deputete e LDK-së kërkonte që Gjykatë Speciale të merret me Xhabir Zharkun?

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 11:43
Xhabir Zharku

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli beson Gjykata Speciale duhet të merret me rastin e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Ajo në ‘RTK’ gjatë vitit 2015 kishte thënë se Gjykata Speciale përveç krimeve të luftës, duhet të merret edhe me raste si ai i Xhabir Zharkut.

“Edhe pse edhe këto krimet tjera do të duhej të gjykoheshin nga Gjykatat e Kosovës, por që nuk po bëhen, për shkak se deri më tani e kemi parë që në gjyqsorë ka ndikuar politika dhe njerëzit e saj. Mendoj se do të ishte e pranueshme që Gjykata Speciale do të duhej të merrej edhe me rastet si ai i kryetarit të Kaçanikut”, u shprehë ajo.

Tutje, ish-deputetja e LDK-së kishte thënë se ka kërkesa që Specialja të merret edhe me raste siç i ka cilësuar ajo, krime ordinere të pasluftës.

“Ka kërkesa që të shkoi përtej afati të parapamë, është menduar që të zgjatët afati i kohës së kryerjes së veprave për këtë gjykatë me pretendimin që duhet të zgjidhen edhe veprat e vrasjes që janë kryer pas luftës”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat