Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së

Aktuale

Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:08
Dardan Molliqaj

(E plotësuar) - Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot mbledhje të Kuvendit, me ç'rast u votua për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50.

Në pikën tjetër të rendit të ditës delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit. I propozuari Dardan Molliqaj, përmes votimit të fshehtë mori 83.7% të votave për, duke u zgjedhur kështu kryetar i PSD-së.

Image

Falënderojmë delegatët për pjesëmarrjen në këtë proces. Ditëve në vijim do të bëhet edhe zgjedhja e strukturave tjera të partisë.

****

Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i PSD-së.

Molliqaj ishte njëri nga pesë kandidatët të cilët i propozuan për të parin e partisë.

Molliqaj është zgjedhur me 83 për qind të votave nga 227 delegatë të pranishëm.

Nuk dihet se kush ishin katër personat e tjerë që kishin garuar për të udhëhequr PSD-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat