Reagon ashpër deputetja e zgjedhur e LDK-së ndaj Vetëvendosjes, ka një thirrje për partinë e Albin Kurtit se si të arrihet marrëveshja

Aktuale

Reagon ashpër deputetja e zgjedhur e LDK-së ndaj Vetëvendosjes, ka një thirrje për partinë e Albin Kurtit se si të arrihet marrëveshja

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 18:44
LDK

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka folur lidhur me ecurinë e bisedimeve për koalicionin qeverisës mes LDK-së dhe VV-së.

Bajrami shkruan se partinë e saj, LDK-në, nuk mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.

Ajo është e mendimit se duhet të lihen deklaratat e të merren vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi.

“LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin. Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti”, shkruan Bajrami.

Tutje, në shkrimin e saj, ajo potencon se kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojnë Presidentin nga LDK-ja, është i papranueshëm.

Image
Hykmete Bajrami

“Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi. Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, shkruan deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat