Gërguri: Posti i Presidentit i takon LDK-së

Aktuale

Gërguri: Posti i Presidentit i takon LDK-së

Nga: A.SH Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 19:45
Foto

Kryetari i degës së LDK-së, në Vushtrri dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Hysni Gërguri përmes një postimi në Facebook ka thënë se konstalacionin aktual politik dhe Kushtetues të Kosovës, LDK-së i takon Presidenti, dhe se Vetëvendosje duhet të pajtohet me këtë, nëse vërtet e kanë seriozisht të bëjnë koalicionin e shumëpritur.

Postimi i plotë:

LDK-së i takon Presidenti:

Në konstalacionin aktual politik dhe Kushtetues të Kosovës, LDK-së i takon Presidenti:
Pasiqë deri tani nuk ndodhi reforma zgjedhore që Presidenti të zgjedhet direkt nga populli dhe që ai të jetë autoriteti kryesor Kushtetues, si në vendet Presidenciale, atëherë Kryeministri në situaten aktuale është i barasvlefshëm me Presidentin dhe Kryeparlamentarin( i pari është më tepër post ceremonial, ndërsa i dyti më tepër “moderator” i Kuvendit të Kosovës).
Vetëvendosje duhet të pajtohet me këte, nëse vërtet e kanë seriozisht të bëjnë koalicionin e shumëpritur.
Në të kundërten ruana Zot,menjëherë lind dyshimi i cili tashmë po qarkullon nëpër koluare mediatike se posti i Presidentit po i “ rezervohet “ Rexhep Qosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat