Veprimtari i LDK-së përmend Vjosa Osmanin për presidente, zbulon se çfarë ndodhë me LDK-në nëse shkohet në zgjedhje

Aktuale

Veprimtari i LDK-së përmend Vjosa Osmanin për presidente, zbulon se çfarë ndodhë me LDK-në nëse shkohet në zgjedhje

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 23:23
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Saim Tahiraj, ish-kryetari i shoqatës “Sali Çekaj” në Zvicër, ish-bashkëluftëtar i Sali Çekajt, njëherit veprimtar i hershëm i LDK-së, ka folur lidhur me situatën aktuale në të cilën ndodhën bisedimet mes VV-së dhe LDK-së.

Ai në shkrimin e tij, thotë se LDK ka plotësisht të drejt me kërkesën për postin e presidentit.

Mirëpo, sipas tij, në këtë pozitë nuk duhet të jetë Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, pasi sipas tij, nuk janë figura unifikuese.

Mes tjerash ai përmend edhe emrin e Vjosa Osmanit, si personaliteti që mund të marrë postin e shumëkërkuar nga LDK-ja.

Ja shkrimi i tij:

Image
Saim Tahiraj

Tri ultimatumet e VV-së, që e barrikadojnë ate në mosarritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.I pari:Nese nukë ka marrveshje në mesë të VV-së dhe LDK-së do shkojmë në zgjedhje?!I dyti:Posti i kryeministrit nukë do jetë pjesë e marveshjes sepse ate e ka votue populli,ndërsa posti i presidentit kur ti vie koha!I treti:Nese shkojmë në zgjedhje, LDK do ndëshkohet nga populli, gjëja si penguese e marrëveshjes.Të tri ultimatumet e VV-së janë të paqëndrueshme,porë po përdoren si propagandë për ta nënshtruar LDK-në.I pari ultimatum se nese nukë ka marveshje VV-LDK do shkojmė në zgjedhje është i pasaktë dhe tendencioz.Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton saktë këtë,nukë është e vetmja mundësi.

Të dy partitë fituese kanë edhe mundësit tjera për koalicione,dhe nukë është e domosdoshme që të shkohet në zgjedhje të reja,andaj ultimatumi i parë bije poshtë.I dyti,se posti i kryeministrit i takon VV-së, se populli e ka votuar ate.As kjo nukë qendron sepse kryeministri duhet të votohet në parlament,mu ashtu si presidenti ,andaj është e domosdoshme arritja e një marrveshje paraprake për të tri postet kryesore,President,Kryeminister dhe Kryeparlamentarë.Për nga pesha politike, Kryeministri ështė i baraspeshuar me Presidentin dhe Kryeparlamentarin.Në këtë kërkesë LDK ka plotsisht të drejt që Presitenti dhe Kryeparlamentari të jenë nga LDK,porë kurrsesi mos të jenë kandidatë Isa Mustafa,Agim Veliu dhe Lutfi Haziti.E themë këtë nga fakti se asnjëri nukë janë figura unifikuese,në radhë të parë në LDK,e pastaj edhe më gjërë.LDK duhet të kërkoj një figur unifikuese, së pari në LDK dhe pastaj edhe për të tjerët.Pse jo Vjosa Osmani,apo nga bota akademike?Të jetë një figurë e pranueshme për shumicën që i duhet për ta votue në Parlament.I treti ultimatum i cili është më skandalozi, nese shkojmë në zgjedhje, LDK do dali humbsja më e madhe, për arsye se ajo është fajtore për mosë arritjen e marveshjes.

Ta kërcnosh LDK-në me ultimatume të tilla,dhe ta shantazhozh duke e akuzuar në publik si blokuese të marrveshjes është më tepër se hipokrizi,sepse bllokuesit e vërtetë jeni ju.Nukë arrihet marrveshje në stilin e Qosizmit dhe të LPK-izmit.Nese deshironi më të vërtetë marrveshje të mirfiltë me LDK-në, ato ideologji të mykura duhet ti hydhni në turren e druve dhe tu a fusni flakën për ti djegur njëherë e përgjithmonë.Busullën drejt prendimit, populli i Kosovës e ka drejtuar përfundimisht nga vitet e 90-ta në krye me presidentin historik Ibrahim Rugova, dhe nukë ka forcë që do e largoj nga ajo rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat