S’ka paqe, deputeti i zgjedhur i LDK-së i kundërpërgjigjet Haki Abazit: LDK si partia e dytë ta marr kryeministrin

Aktuale

S’ka paqe, deputeti i zgjedhur i LDK-së i kundërpërgjigjet Haki Abazit: LDK si partia e dytë ta marr kryeministrin

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 23:32
Foto ilustrim "Bota sot"

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Shkëmb Manaj, i ka reaguar deputetit të VV-së, Haki Abazit për postimin e tij të mëhershëm ku deklaroi se LDK-së do i takonte posti i presidentit po t’i kishte fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

Deputeti i VV-së kujtoi rastin e Ibrahim Rugovës në vitin 2001 LDK-së iu mori edhe postin e presidentit.

Ndërsa, Manaj shprehet se, ‘nëse Abazit, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit’.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Image
Shkëmb Manaj

LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK.

Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë.

Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet.

Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione).

Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat