Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka folur për ish-policin hetues të Policisë së Kosovës, Murat Mehmetin.
Murat Mehmeti është përballë me shumë presione, pasi që ka raportuar keqpërdorim në vlerë prej 4 milionë eurove. Pikërisht, pretendimet e Murat Mehmetit, kanë rezultuar me aktakuzë të ngritur ndaj një zyrtari.
Duke e komentuar këtë çështje, Gani Geci, ka treguar se ky polic ishte shumë afër që të zbardh të vërtetën pasi kishin rë në gjurmët atentatorëve të atentatit kundër Gani Gecit që kishte ndodh në vitin 2001 kur edhe u vranë shokët e Ganiut, Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.
Geci tutje në shkrimin e tij në facebook, ka thënë se Mehmeti ishte kërcënuar nga grupi i Agron Sylejmanit dhe Ruzhdi Shaqirit.
Mehmeti ishte polic hetues në departamentin e krimeve të rënda në Mitrovicë, përderisa ishte larguar disa herë nga puna.
Grupi i dyshuar për krime kishte rë në përgjim kur e kishte kërcënuar policin hetues Murat Mehmetin.
Lexojeni shkrimin e plotë:
Ish Polici hetues Murat Mehmeti, më ka tregua mua se është kërcnua me vrasje nga grupi kriminal i Agron Sylejmanit dhe Ruzhdi Shaqirit në vitin 2003-2004 kur ka qenë polic hetues në regjionin e Mitrovicës dhe kur iu kishin rënë në gjurmë atentatorve të atentatit kundër meje që kishte ndodhë me datën 19.10. 2001, atëherë Murati kishte punuar në hetimin e këtij rasti bashkë me policin hetues Amerikan Bill Kriger e të tjerë në departamentin krimeve të rënda në Mitrovicë dhe kishin pas qenë shumë afër zbulimit të atentatorëve kundër meje ku mbeten të vranë shokët Besim Dajakut dhe Bekim Kasratit.
Murati ishte kërcënuar nga ndihmësit e grupit kriminal.
Sipas Muratit kriminelët aso kohe kur e kanë kërcënuar kanë qenë duke u përgjua dhe një nga anëtarët e atij grupi që dyshohet se ka kërcënua Murat Mehmetin e ka plagos edhe vëllain tim Esat Gecin me datën 19. 08. 1998 në fshtin Oshlan.
Kur disa policë Amerikan e kanë mbaruar mandatin, Muratin e kanë larguar nga pozita e hetuesit dhe e kanë transerua në Prishtinë në pozitat që ka tani por edhe tani pothuaj po e ndiçkan problemet e njëjta.
Murati me ka thanë se mua dhe ty veç zoti dhe fati na ka shpëtua nga ai grupi kriminal pasi grupi u shpartallua në vitin 2004 ku veç dihet se si u shpartallua.
Ishalla i ndihmon Zoti Murat Mehmetit.