Haki Abazi: Edi Rama po e bënë atë të cilën Thaçi nuk u lejua

Aktuale

Haki Abazi: Edi Rama po e bënë atë të cilën Thaçi nuk u lejua

Nga: A.M. Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 09:24
Hashim Thaçi, Edi Rama, Aleksandar Vuqiq

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se po punon për ndarjen e Kosovës, atë të cilën Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk u lejua.

 Ai në një postimi në Facebook, ka shkruar se “Rama ju dorëzoi Shqipërinë oligarkëve dhe tani po ja dorëzon mini-Schengen-it të Vuçic”.

Postimi i plotë:

Olig-Rama është fatkeqësia e Shqiptarëve, është termeti njerëzor që po i tund themelet e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohën kur zhvillimi dhe drejtimi i rrugëtimit tonë duhet të kishte vetem një destinacion. Rruga për Berlin, Bruksel, Londër dhe Ëashington DC nuk kalon nëpër Beograd. Fillimisht Rama ju dorëzoi Shqipërinë oligarkëve dhe tani po ja dorëzon mini-Schengen-it të Vuçic për ta realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës, atë që Thaçi deshi ta bëjë por nuk u lejua. Kujt i kanë borxh ndarjen e Kosovës? Pse po i ngutet Ramës kaq fort ashtu siq i ngutej Thaçit dikur!

Ekziston vetem një Schengen dhe asnjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat