S’kanë të ndalur përplasjet mes VV-së dhe LDK-së: Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes tregon arsyet pse Ministria Brendshme nuk duhet të menaxhohet nga LDK

Aktuale

S’kanë të ndalur përplasjet mes VV-së dhe LDK-së: Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes tregon arsyet pse Ministria Brendshme nuk duhet të menaxhohet nga LDK

Nga: N.H Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:17
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka raguar përmes një shkrimi në Facebook, duke numëruar disa nga arsyet se pse Ministria e Punëve të Brendshme nuk duhet të menaxhohet nga partia e Isa Mustafës.

Bajqinovci mes tjerash shton se, “Është e qartë se fitorja e Lëvizjes, i ka ndryshuar botëkuptimet e vjetra mbi mënyrën se si kuptohet e ndërtohet partneriteti politik e qeverisës, prandaj ka shumë moskuptues si Skender Hyseni, që insistimin për të qëndruar brenda kornizave të një koalicioni për ndryshim rrënjësor në Kosovë.

Në fund ai thekson se në MPB është sekret publik se cili kryeshef, drejtor departamenti apo shef divizioni është punësuar dhe avancuar nga partitë politike.

Ja shkrimi i tij:

Image
Mefail Bajqinovci

Imri Ahmeti u mundua t'i jap arsyet pse LDK e dëshiron MPB-në, ndërsa Skender Hyseni pse pozita e Presidentit i takon LDK-së.

Është e qartë se fitorja e Lëvizjes, i ka ndryshuar botëkuptimet e vjetra mbi mënyrën se si kuptohet e ndërtohet partneriteti politik e qeverisës, prandaj ka shumë moskuptues si Skender Hyseni, që insistimin për të qëndruar brenda kornizave të një koalicioni për ndryshim rrënjësor në Kosovë, e quan 'mungesë fleksibiliteti', e mundësinë që të ja japim popullit fjalën përsëri, e quan kërcënim.

Si mund të ndihet dikush i kërcënuar a frikësuar nga mundësia për ta kthyer vendimmarrjen në popull?

Nuk bëhet fjalë për mungesë fleksibiliteti nga VV por për mungesë serioziteti e vendosmërie nga LDK. Një mungesë që ende nuk po arrijnë ta tejkalojnë, pak a shumë sikurse ajo e ish KM, Mustafa dhe ish ministrit të MPB-së, z.Hyseni kur nuk arrinin të emëronin Veli Karaxhen në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave- AME, i cili kishte fituar konkursin, për faktin se në atë pozitë qëndronte i preferuari i PDK-së si ushtrues detyre i AME-së. Nuk guxonte z.Hyseni t'a largonte edhe pse kishte fituar kandidati tjetër.

Isa Mustafa u detyrua të mos e nënshkruaj vendimin për emërimin e njeriut më të poentuar për atë pozitë duke u detyruar t'a mbanin ushtrues detyre, z.Kodra i afërt me PDK-në duke e shkelur ligjin.

E në anën tjetër, Imri Ahmeti ende vazhdon të argumentojë se si MPB është dikasteri tipik për LDK'në. Një minimum i seriozitetit për koalicionin, do të ishte i mjaftueshëm që të mos kemi taktizime të tilla. Thuhet se kriteri më i lartë i së vërtetës, është praktika!

E drejtuat MPB-në duke i punësuar anëtarët e PDK-së dhe të LDK-së sipas pazarit.
Se si e keni menaxhuar këtë dikaster ne e dimë sepse ju kemi përcjellë, si opozitë e si media.

Ju z.Hyseni e dini se PDK-ja e ka menaxhuar Policinë, AME, Akademinë për Siguri Publike si dhe shumicën e departamenteve brenda MPB-së për të cilët ishte përgjegjës z.Hyseni.

Ju z.Hyseni keni vendosur në krye të mekanizmave tepër të rëndësishëm, njerëzit e juaj si kryeshefin e IPK-së Hilmi Mehmeti, i cili për shkak të skandaleve të publikuara, është shkarkuar.

Në MPB është sekret publik se cili kryeshef, drejtor departamenti apo shef divizioni është punësuar dhe avancuar nga partitë politike.
Këto janë disa nga argumentet pse Ministria e Punëve të Brendshme nuk duhet të menaxhohet nga LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat