Policia jep detaje për kërcënimin ndaj Shpend Ahmetit

Aktuale

Policia jep detaje për kërcënimin ndaj Shpend Ahmetit

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 14:02
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, sot janë kanosur.

Se ka ndodhur një kanosje ndaj një personi zyrtar në objektin e komunës së Prishtinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar Ahmeti

***

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duket se ka marrë një kërcënim serioz gjatë ditës së sotme.

Media ka mësuar se ky rast po konsiderohet si serioz, prandaj edhe është duke u marrë Policia e Kosovës.

E gjithë kjo dyshohet se ka ardhur pasi i pari i Prishtinës e ka anuluar një takim me një person në momentet e fundit.

Kjo duket se ka hidhëruar personin në fjalë, i cili pastaj edhe ka kërcënuar kryetarin përmes internetit.

“Një person fillimisht kishte lënë termin me kryetarin Shpend Ahmeti, ndërsa më pastaj ky i fundit nuk e ka pranuar dhe si pasojë i dyshimti e ka kanosur përmes internetit…”, ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti brenda komunës.

E siç mëson media nga burimet e veta, kërcënimi po konsiderohet si serioz nga autoritetet e rendit, prandaj edhe njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.

Sipas burimeve, njësitet policore meqë e kanë të njohur personin që bëri kërcënimin, tani janë duke u munduar ta gjejnë atë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje nga Komuna dhe Policia për gjithë këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat